Duket se modestia e tij nuk ka fund.
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani, e ka bërë një veturë akoma më modeste sesa “Ferrari”.

Hasani po e vozitë një veturë të tipit “Golf 4”.
Ai gjatë fushatës është bërë i njohur me deklaratë se vozitë një veturë “modeste” Ferrari.
Kandidati i Nismës për Podujevën ka marrë vota tejet modeste në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai ka arritur të marrë gjithsejt 199 vota.