Memli Krasniqi: Isni Kilaj ka zgjidhje për problemet e Malishevës, prandaj i duhet mbështetja e të gjithëve, pa dallim

Aktuale

Memli Krasniqi: Isni Kilaj ka zgjidhje për problemet e Malishevës, prandaj i duhet mbështetja e të gjithëve, pa dallim

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Malishevë, ku u shpreh i lumtur që Partia Demokratike e Kosovës dhe qytetarët e Malishevës janë rilidhur fuqishëm për të qëndruar së bashku, që së bashku ta përmbyllin balotazhin me fitore, për ta nisur qeverisjen e përgjegjshme e zhvillimore, të cilën Isni Kilaj do t’ua ofrojë me pasion e përkushtim.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se është jashtëzakonisht falënderues ndaj të gjithë qytetarëve të Malishevës që e kanë vlerësuar programin e PDK-së për zhvillim dhe potencialin që Isni Kilaj do ta vë në shërbim të tyre, për të ardhmen prosperuese të kësaj komune.

“Malisheva meriton një qeverisje që çliron mundësitë e bllokuara në të gjitha drejtimet. Një qeverisje që ia ndryshon pamjen qytetit e që ua plotëson nevojat të gjitha vendbanimeve. Që siguron perspektivë për të rinjtë e të rejat e Malishevës, të cilët kanë aspiratë për të jetuar e për t’u zhvilluar në qytetin e tyre.

Isni Kilaj i kupton këto nevoja dhe ka zgjidhje për to. Prandaj, atij i duhet mbështetja e të gjithëve, sepse ai do të qeverisë për të gjithë e në dobi të të gjithëve, pa dallim”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat