Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Fetah Rudi, ka përkujtuar sot gazetarin Bekim Kastrati dhe ish-truprojën e Presidentit Rugova, që u vranë 20 vjet më parë në një pritë të organizuar në Skenderaj.
Rudi ka thënë se do të kalojnë edhe shumë vite, por Beimi e Besimi nuk do të harrohen kurrë.
Ai ka thënë se Bekimi e Besimi u vranë në tradhti nga të pabesët.
“Edhe shumë vite e mote do të shkojnë, por ata nuk do të harrohen kurrë! Luftëtarët e lirisë dhe të Pavarësisë së Kosovës, gazetari i Bota Sot, Bekim Kastrati, dhe truproja e Presidentit Rugova, Besim Dajaku, te cilët u vranë në tradhti nga të pabesët dhe ata që ishin kundër lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”, shkroi Rudi në Facebook.
Sipas tij, sot familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët i kujtojnë me epitetin më të lartë këta trima të lirisë.
“E kemi obligim që ne çdo moment të punojmë, që drejtësia për Besimin dhe Bekimin të vije në vendin e duhur. Lavdi jetës dhe veprës së Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit! I përjetshëm kujtimi për ta!”, u shpreh ai.