Të dielën në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Numri i qytetarëve që morën pjesë në këto zgjedhje nuk ishte i lartë.
Në këto zgjedhje dolën për të votuar vetëm 799.958 qytetarëve apo 42.50%
Vetëm në komunën e Gjilanit kanë votuar 43.643 persona nga 101.062 qytetarë me të drejtë vote.
Fitues i këtyre zgjedhjeve doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albn Hyseni, shkruan "Bota sot".
Por për shkak të diferencës të vogël të votave, ai do të përballet në balotazh me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirin.
Ndërkaq, në këto zgjedhje përveç partive politike, kanë kandidiuar edhe dy kandidatë të pavarur, Gani Haziri dhe Lulzim Bexheti.
Kandidati i pavarur Gani Neziri është votuar nga 247 qytetarë të Gjilanit.
Kurse, kandidati tjetër i pavarur, Lulzim Bexheti është votuar nga 201 gjilanas.