Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, tha Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, jep rekomandime dhe rezultate nga puna Qeverisë që ka të bëjë me drejtësinë, sundimin e ligjit, e reforma në administratën publike.
“Sot u publikua një raport i cili është rezultat i një vlerësimi të përgjithshëm duke u rekomanduar që të jepen rezultate të përgjithshme në drejtësi, sundimin e ligjit, reforma në administratën publike. Ky raport jep mirënjohje në disa fusha por që është e qartë se reformat duhet të zbatohen në mënyrë efektive që të sjellën rezultate të thella. Si rezultat i pandemisë, raporti jep disa arritje të kufizuara por megjithatë një progres kemi parë tek sistemi gjyqësor siç është ai i sundimit të ligjit”, tha ai.
Tutje Szuyong theksoi përparimin e Kosovës në drejtim të disa reformave siç është lufta e korrupsionit dhe vendime përfundimtare në gjykata.
Ai po ashtu tha se Kosova do vazhdoj ta mbështes vendin në çdo rrugë duke u bazuar në rekomandimet e Be-së për këto muaj në vazhdim