Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Media ka mësuar se Mujka ka dhënë dorëheqje në mbledhjen e sotme të Kryesisë.
Gjatë ditës është raportuar se nga pikat e kësaj mbledhjeje do jetë edhe dorëheqja e Faruk Mujkës, kryetarit të VV në Mitrovicë.
Faruk Mujka udhëhoqi Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.