Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Bashkimit Europian për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmes rrjetit twitter, Hoxhaj ka shkruar se BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte, që sipas tij, fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor.
Postimi:
”BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte që fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor”.