Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk arriti ta fitojë komunën prapë pa balotazh. Në studion e Pressingut, kryetari Latifi u akuzua nga analisti Sadri Ramaja për një marrëveshje të fshehtë me Listen Serbe. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Gjilan duke demantuar Ramabajën.
Koordinatori i Shtabit të LDK-së në Gjilan, Arber Ismajli, ka thënë se nuk është e vërtetë se ka ndonjë marrëveshje në mes të LDK-së në Gjilan dhe Listës Serbe.
Ismajli tha se pjesë e strukturave të institucioneve në Gjilan, janë edhe minoritetet. Duke u nisur nga nënkryetari i Komunës, e zëvendëskryesuesi i Kuvendin Komunal. Normalisht këtu nuk ka asgjë të keqe.
“Janë banorë të komunës së Gjilanit, po ju konfirmoj që nënkryetari i Komunës vjen nga komuniteti Rom, gjithashtu kemi edhe zv/kryesuesin e Kuvendit Komunal në Gjilan që vjen nga komuniteti serb, pra ne jemi munduar që kërkesat e tyre si komunitet t’i realizojmë, nuk kemi bërë ndarje asnjëherë ne investime, ata kane menduar që besimin për të parin e Gjilanit ta ndajnë me ne dhe absolutisht nuk po shoh asnjë të keqe në këtë çështje”, është shprehur Ismajli.
“Është vullnet i qytetareve se kënd e votojnë por në të njëjtën kohë nuk është etike të behet zhurmë në diçka që të gjithë jemi dëshmitarë se këta qytetarë janë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Republikën e Kosovës dhe respektojnë institucionet e Republikës”, ka thënë Ismajli.
Tutje, ia njoftoi se në vendvotimet serbe ka edhe shqiptarë të cilët votojnë aty, për të cilët ceku edhe me emër.
“Edhe një informate tjetër qe me përgjegjësi e them që në vendvotimet serbe ka edhe shqiptarë që kanë votuar, p.sh Lirije Kajtazi ne 2017 ka votuar në vendvotim serbe”, ka thënë Ismajli.