Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ishte për vizitë në Trepçë, pas sulmit që ka ndodhur në zyrat e kësaj ndërmarrjeje, kundrejt udhëheqësve.
Gjatë deklarimit të Kurtit para mediave, ra në sy një detaj në kostumin e tij.
Kurti pati të ngjitur fjongon rozë që tregon se tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Përkundër tij, të njëjtën nuk e pati Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.