14 raste të reja janë shënuar me Covid-19 në Kosovë, derisa nuk ka asnjë rast të vdekjes, përcjell Bota sot.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 61 persona, derisa janë 515 raste aktive gjithsej.
Njoftimi i plotë:
20 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.
Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083. Në total numri i rasteve aktive është 515.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!