Kandidati për kryetar të Podujevës nga Nisma, Xhemajl Hasani edhe pse mori vetëm 0,54% të votave në këtë komunë, ende shpreson për fitore.
Ai tutje u shpreh se në bazë të informatave që posedon, ka pasur manipulime gjatë votimit.
“Sipas rezultateve preliminare e kam humb garën. Në presim rezultatet përfundimare, nuk i dihet, mundet me ndodh gjithçka. Mundet me ndryshu, ne s`kemi pas komisioner, as vëzhgues, kam informata se kanë vjedh vota, ka pasur manipulime“.
“Kam prit me fitu pa balotazh. Jam bazu në premtime të qytetarëve. Më kanë thënë qe u kry, ma kanë konfirmu votën. E kanë humb një kryetar të mirë. Nuk e kanë vlerësu sakrificën time“, u shpreh ai.