Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në facebook ka njoftuar se çfarë bëjnë ajo së bashku me ministrin Liburn Aliu pas orarit të punës.
Në bazë të fotografisë shihen që janë duke punuar edhe pas orarit të punës.
Postimi i plotë;
Pas orarit të punës në Ministritë tona përkatëse, bashkë me Liburn Aliu fillon orari i dytë, ai i koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt ndërministror.