Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel sot ka pasur mysafirë të veçantë.
Ata kanë pritur Kombëtarën A të femrave në futboll para ndeshjes kualifikuese me Kombëtarën e Belgjikës për Botërorin Australia&Zelanda e Re 2023. Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.
“Sot ishte kënaqësi e veçantë që së bashku me kolegët, për herë të parë në historikun e saj, të presim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, Kombëtarën A të femrave⚽️ para ndeshjes kualifikuese të nëserme në përballje me Kombëtarën e Belgjikës për Botërorin Australia&Zelanda e Re 2023”, ka shkruar ndër tjerash ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

“Ekipi ynë i femrave, së bashku me selektorën e saj znj.Afërdita Fazlija, dhe drejtuesit tjerë të Kombëtarës si dhe përfaqësuesit e FFK-së, treguan së janë të përgaditur dhe të gatshëm për arritjen e suksesëve në arenën ndërkombëtare që sikurse sportistët në lëmi tjera të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë”, ka shkruar Ambasadori Zemaj, përcjellë “Bota sot”.