E akuzoi për propagandë të pandershme/ Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit

Aktuale

E akuzoi për propagandë të pandershme/ Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit

Nga: A.M Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:34
Shpejtim Bulliqi dhe Ekrem Hyseni

Kandidati për kryetar të Podujevës nga LVV, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar kundër kandidatin e tij nga LDK-ja, Ekrem Hysenin Hysenit se po bënë propagandë të ndyrë e të pandershme ndaj tij.

Bulliqi publikoi disa fotografi të cilat po qarkullojnë në media, ku e përfshijnë atë në një skandal.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar Ekrem Hyseni, i cili i hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se Bulliqi po viktimizohet bazuar në shpifje, pas humbjes në raundin e parë të zgjedhjeve.

"Për më tepër, akuzat e bëra mbrëmë nuk i kemi dëgjuar para publikimit të rezultatit të votimit në komunën e Podujevës. Viktimizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte.

Unë ftoj të gjithë ata që kanë dëshmi për shkelje ligjore dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor që t’i paraqesin dëshmitë pranë organeve të drejtësisë”, shkroi Hyseni në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Nuk është natyrën time të merrem me të tjerët, megjithatë jam i detyruar të reagojë pasi dje, unë dhe ekipi im, jemi apostrofuar si provomues të një fushate të ulët.

Unë dua të sigurojë të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe të Kosovës se unë dhe ekipi im gjatë tërë kohës kemi bërë një fushatë pozitive, të fokusuar në program dhe kemi dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.

Në rreth 600 takime me qytetarë anë e mbanë Llapit dhe Gollakut, asnjëherë nuk jemi marrë me kundërkandidatët. Për këtë mund të dëshmojnë afro 20,000 qytetarë që i kam takuar. Asnjëherë nuk jemi marrë me shpifje personale e as me blerje të votave. Asnjëherë nuk kanë qenë në fokus të fushatës sime kundërkandidatët, edhe pse kundërkandidati në fjalë qysh në adresimin e parë, në debatin e parë të fushatës, ka nisur me sulme ndaj integritetit tim dhe të familjes sime.

Integriteti i secilit prej nesh nuk ndërtohet gjatë fushatës zgjedhore por ndërtohet nga veprat tona gjatë tërë jetës.

më tepër, akuzat e bëra mbrëmë nuk i kemi dëgjuar para publikimit të rezultatit të votimit në komunën e Podujevës. Viktimizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte.

Unë ftojë të gjithë ata që kanë dëshmi për shkelje ligjore dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor që t’i paraqesin dëshmitë pranë organeve të drejtësisë.

Unë siguroj qytetarët e komunës së Podujevës që edhe në raundin e dytë do të bëjë fushatë pozitive dhe të bazuar në program sepse në këtë mënyrë e fituam besimin e qytetarëve tanë me 17 tetor dhe jam i bindur se do ta fitojmë edhe me 14 nëntor.

I juaji

Dr. Ekrem Hyseni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat