Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në facebook, ka mirëpritur qëndrimin e SHBA dhe BE për Kosovën.
Ai ka thënë që, përpjekjeve tona për paqe i është dhënë vëmendje e duhur nga SHBA dhe BE.
Postimi në facebook:
Mirëpresim qëndrimin e SHBA dhe BE për Kosovën. Përpjekjeve tona për paqe i është dhënë vëmendje e duhur.
Shumë sakrifica janë bërë dhe shumë kohë është harxhuar për të arritur paqen. Tani, të dyja palët duhet të marrin përgjegjësitë. SHBA është garantuese dhe ne nuk duhet të hezitojmë.