Nënkryetari Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së në një konferencë për media ka thënë se sot kanë takuar struktura e LDK-së, për të bërë vlerësimet e para të zgjedhjeve lokale.
Sipas tij ky ka qenë rikthim politik i LDK-së.
“Vlerësoj shumë gjithë këtë punë të madhe duke i falënderuar qytetarët për besim. Marrëveshje politike bllok LDK-ja nuk do të ketë për askënd. Kandidatët tonë do të punojnë për ndryshim”, ka deklaruar Haziri.
Haziri ka shtuar se në nivele lokale mund të ketë zhvillime, kontakte joformale dhe interesime, por në këtë nivel nuk kemi ftesë zyrtare dhe nuk i kemi bërë askujt ftesë zyrtare për koalicion.