Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haxhi Avdyli ka komentuar shkurt në Facebook vendimin e PZAP-it që Hani i Elezit të shkon në rivotim.
“Vjedhja e votave ka emër…”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 17 tetorit në Han të Elezit ka fituar PDK-ja me Mehmet Ballazhin.
Kurse, i dyti Rufki Suma, kryetari i pavarur.