Shifra të frikshme të përdhunimeve të të miturave në Kosovë

Aktuale

Shifra të frikshme të përdhunimeve të të miturave në Kosovë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:57
Ilustrim

Numër jo i vogël ngacmimesh e përdhunimesh po raportohen ditëve të fundit në Kosovë. Edhe përdhunimi i të miturave është në shifra të frikshme.

Në Gjakovë u raportua një përdhunim, ku një i dyshuar nën ndikimin e alkoolit e ka detyruar të miturën të kryejë akt seksual.

“E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin. Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Një tjetër rast i rënë ka ndodhur para disa ditësh edhe në Kamenicë ku ishte keqpërdorur seksualisht një 12-vjeçare.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, i pandehuri M. J., dyshohet se gjatë këtij muaji, në Kamenicë, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe t’i vlerësoj pasojat e një marrëdhënieje të tillë.

Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Adelina Berisha nga Rrjeti i grave të Kosovës thotë se kur janë në pyetje të miturat vepra të tilla bëhen edhe më të rënda.

Vetëm në shtat mujorin e parë të këtij viti është raportuar për 48 raste dhunimi, derisa gjatë vitit 2020 janë raportuar 64 raste të dhunimit seksual.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat