Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po shprehet mirënjohës ndaj atyre që sipas tij pranuan politikën e këtij subjekti duke i dhënë votën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai po ashtu përmendi në Rubikon me Adriatik Kelmendin se në një formë me votën e qytetarëve, është kthyer në LDK edhe vota e Listës Guxo.
”Reforma nuk është fshirje e memories institucionale të LDK-së. Është një familje politike që i ka të gjitha. I ka edhe njerëzit që kanë kontribuar në LDK, etj”.
Gazetari: A është kthyer vota e Listës Guxo në LDK?
”Është kthyer vota e qytetarëve padyshim, por nuk është temë ajo”.
Pyetur nëse edhe e tyre [Listës Guxo], ai tha: ”Patjetër, është votë e LDK-së”.
”Ne kemi ndjekur rrugën e origjinalitetit tonë të artikulimit politik. Njerëzit e Kosovës nuk kanë problem ideologjik me LDK-në, por me përfaqësimin politik dhe këtë po e përmirësojmë”.
”Kështu e kam parë dhe e shoh vizionin e LDK-së. Në këtë misionin tonë ku ne s’kemi njerëz për të humbur por s’kemi as njerëz mjaftueshëm. A kanë qenë të rrezikshme këto hapa, po patjetër”.