Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka vizituar sot ambasadën e Kosovës në SHBA.
Escobarin, në takim e ka pritur ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku.
Për takimin ka shkruar llogaria zyrtare e Ambasadës së Kosovës në SHBA në Twitter.
Our Chargé d’Affaires @valdet_s hosted DAS Escobar at our Embassy today. Thank you DAS Escobar for the visit and we look forward to our continued work and friendship! 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/X5gAcp7wEn
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) October 21, 2021
“Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme!”, thuhet në postimin zyrtar të ambasadës.
Escobar ka zëvendësuar Matthew Palmerin në këtë pozitë. Ndryshimi erdhi së bashku me disa zëvendësime tjera në pozitat diplomatike të SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.