Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha ka folur për garën në këtë komunë dhe për fushatën që u bë atje.
Berisha tha se Istogu nuk duhet ta përdorë Ibrahim Rugovën si fotografi, sepse shton se Rugova nuk ishte vetëm i Istogut.
“Ka qenë një burrë i mirë, ka kontribuar në situata të vështira për vendin. Istogu nuk duhet me e perdor si fotografi, ai nuk është veç i Istogut nuk është i individëve është i krejt qytetarëve, madje përtej kufijve të Kosovës. Ai kontributin nuk e ka dhënë për partinë po për vendin”, tha Berisha.
Berisha theksoi së është gabim që këto figura të zvogëlohen.