Avokati Arianit Koci ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar sot, në të cilin u përfshinë agjentët e AKI-së si dëshmitar të rrejshëm.
Koci deklaroi se nëse ky lajm është i vërtet, atëherë ky del të jetë skandali më i madh I zbuluar paslufte.
“Nëse ky lajm është i vërtetë - e deri tash nuk ka reaguar askush zyrtarisht - lirisht mund të them që Vehbi Kajtazi me portalin Paparaci, e ka zbuluar skandallin më të madh në Kosovën e pasluftës.
Thjesht, si duket, nuk ka fare siguri juridike për qytetarin e Kosovës”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Gjyqësinë, sigurinë dhe inteligjencën e kam fah. Kam shumë informacione. Prandaj, nëse ky lajm është i vërtetë - e deri tash nuk ka reaguar askush zyrtarisht - lirisht mund të them që Vehbi Kajtazi me portalin Paparaci, e ka zbuluar skandallin më të madh në Kosovën e pasluftës.
Thjesht, si duket, nuk ka fare siguri juridike për qytetarin e Kosovës.