Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani theksoi se ata kanë kërkuar hetim të vendvotimit në Fushë Kosovë.
Ai tha se nuk dëshirojnë që të preket asnjë votë e qytetarëve dhe për këtë kanë kërkuar hetim nga QNR-ja.
“Në mbledhjen e kaluar kemi kërkuar që ky vendvotim të shkojë në hetim.
Në fund të fundit për të drejtën e qytetarëve, ne nuk njohim komisioner i cilës parti është, nuk dëshirojmë që asnjë votë të preket”, tha anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani.