Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në masat e reja që janë publikuar nga Qeveria, klubet e natës vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe dasmat nuk lejohen të mbahen.
“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndryshe, sipas njoftimit nga Qeveria, është zgjatur mundësia e qarkullimit të qytetarëve deri në ora 00:00,nga 22:00 sa ka qenë deri tash.