Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur ushtarakët që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit.
Mehaj ka shkruar në Facebook se këta djem me shërbimin e tyre përkrahë forcave amerikane në operacionin e stabilitetit në Kuvajt, kanë bërë krenar, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe gjithë kombin.
"Me major Ibrahimin, Kapiten Haxhiun, Toger Shemsedinin, Tetar Lajçin dhe Ushtar Mehmetin si dhe Vëllezërit e tyre në Armë, ushtarakët amerikan, kapiten Gudenkanf dhe Rreshter Sanderson, shkëmbyem rrëfimet nga përvojat tona në operacionet jashtë vendit. Për pjesëmarrjen dhe performancën e lartë në misionin e parë ndërkombëtar, për ushtarakët tanë, kam akorduar medaljet për “Pjesëmarrje ne Operacione Ndërkombëtare", që do t’u ndajmë në ceremoni të veçantë.Ju faleminderit djema, juve dhe familjeve tuaja, për sakrificën në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale.
Ju konfirmuat në vepër, vlerën e shenjtë të Besës sonë për mikun. Ju në vepër shprehët falënderimin dhe mirënjohjen për atë që SHBA dhe gjithë vendet tjera aleate, bënë për ne në kohët e vështira".