LDK në balotazh në 9 komuna, çka po paralajmëron Arben Gashi?

Aktuale

LDK në balotazh në 9 komuna, çka po paralajmëron Arben Gashi?

Nga: A.ZH Më: 24 tetor 2021 Në ora: 07:57
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se 14 nëntori do të jetë ditë feste për LDK-në, përcjell Bota sot.

Sipas tij, LDK-ja është në rrugë të drejtë e të mbarë.

“Data 14-të e nëntorit do të jetë ditë feste. Jemi në rrugë të drejtë e të mbarë, ndaj vazhdojmë të gjithë për të gjithë”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.

LDK-ja më 17 tetor fitoi dy komuna, ndërsa më 14 nëntor do të garojë në balotazh në nëntë komuna./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat