Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni doli fitues në komunën e Gjilanit.
Edhe pse Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, Hyseni ka 231 vota më shumë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por, për shkak të rezultatit të ngushtë, Hyseni do të përballët në balotazh me Lutfi Hazirin.
Por cila është pasuria e Alban Hysenit, që synon të udhëheqë e Gjilanin për 4 vitet e ardhshme?
Në Agjencinë kundër Korrupsionit, Hyseni ka deklaruar se posedon tri shtëpi dhe një “vikendicë”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/24/auto_p21635078827.jpg)
Shtëpitë janë në pronësi të përbashkët, kurse “vikendica” është në pronësi të deklaruesit.
Po ashtu, Hyseni ka në pronësi një veturë e cila është blerë në vitin 2017.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/24/auto_p31635078860.jpg)
Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe paratë e mbajtura në institucionet financiare.
Kandidati i VV-së në njërën nga banka në Gjilan ka të kursyera 700 euro.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/24/auto_p41635078909.jpg)
Edhe pse Hyseni është ligjërues në një kolegj privat, ai është duke e paguar borxhin e studimeve.
Sa i përket të hyrave vjetore, ai merr tri paga. Një nga Kuvendi i Kosovës, dy të tjera nga kolegjet private.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/24/auto_p51635078945.jpg)