Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marr vendim për dërgimin e kontingjentit të FSK-së, në Stërvitjen Qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene për vitin 2021, “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.
Ai ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim të lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene.
Postimi në Facebook:
Ndjehem i nderuar që mora vendim për dërgimin e kontingjentit të FSK-së, në Stërvitjen Qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene për vitin 2021, “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.
Kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Republikën e Sllovenisë dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, si vendi ynë, të rëndësishme në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.
Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene.
Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere.
Forca djema, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë!
Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/24/auto_247824785_220032160222355_2707861201285690878_n1635100490.jpg)