Ky është kandidati më i votuar nga diaspora në Kosovë

Aktuale

Ky është kandidati më i votuar nga diaspora në Kosovë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për Zgjedhjet Lokale 2021.

Sipas rezultateve që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del se, kandidati për kryetar komune më i votuar është Ardian Shala i LDK-së.

Shala ishte në garë për Komunën e Suharekës, ku vetëm nga diaspora mori 711 vota.

Image

Kujtojmë që Suharekën e fitoi pa balotazh kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj.

Image

Nga diaspora Muharremaj grumbulloi 307 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat