Lidhja Demokratike e Kosovës, ka falënderuar mërgimtarët për votat e tyre në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në një njoftim për medie, LDK shkruan se ka marrë 3164 vota nga diaspora.
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Mërgatë, faleminderit!
LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë.
LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota.
Falënderojmë mërgatën tonë anekënd botës për mbështetjen.
LDK, për të gjithë!