Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë falënderuar të gjithë gastronomët për pjesëmarrjen në aksionin që u mbajt kundër masave anti COVID.
“Falënderojmë përzemërsisht gastronomët për pjesëmarrjen masive në organizimin tonë! Ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës për të shprehë kundërshtimin tonë që ky vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm për gastronomët”.
“Vazhdojmë nesër me mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës në ora 14:00 pranë Hotel Sirius, për të shqyrtuar veprimet tona të ardhshme!”, thuhet në reagimin e Shoqatës në rrjetin social Facebook.