“I rrahën derisa i alivanosen”/ Si u rrahën vëllezërit Geci me forcat serbe, në shenjë hakmarrje Adem Jashari dha urdhër për aksionin e parë të UÇK-së!

Aktuale

“I rrahën derisa i alivanosen”/ Si u rrahën vëllezërit Geci me forcat serbe, në shenjë hakmarrje Adem Jashari dha urdhër për aksionin e parë të UÇK-së!

Nga: N.Sh. Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:07
Gani Geci

Ish-luftëtari i UÇK-së, dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka treguar se si për emrin Skenderaj, janë rrahur dy vëllerëzit e tij, Haxhiu dhe Fadili me forcat policore serbe në Klinë të Epërme të Skenderajt.

Kjo rrahje ka ardhë pasi që, Policia serbe kanë ndalur ata dhe i kanë pyetur se prej nga janë.

Geci shkruan se Fadili i ka thënë se janë nga Skenderaj, kurse policia serbe e pyesin se ku është ky Skenderaj.

“Këtu nën këmbët e tua, është Skenderaj dhe Republika e Kosovës”, citon Geci fjalët e Fadilit.

E pas kësaj ka bërë që të fillon rrahja e vëllezërve Geci me Policinë serbe.

Geci thotë se aty rrahen derisa toka mbushet me gjakun e të dy palëve.

Kjo rrahje vazhdon për disa minuta derisa nga Skenderaj forca të mëdha policore shkojnë në vendin e ngjarjes dhe i arrestojnë vëllezërit Geci.

Pas kësaj, ata i dërgojnë në Stacion të Policisë në Skenderaj, ku me duar të lidhura për radiatorëve i rrahin pastaj derisa të alivanosen.

“Trupi dhe fytyra ju nxihet, iu ajet tejmase pas disa orëve rrahje brutale i dërgojnë në burgun e Mitrovicës dhe nga burgu i dërgojnë në spitalin e Mitrovicës edhe sot e kësaj dite kur tregon ngjarjen doktori i Spitalit të Mitrovicës, Bajram Koca se në çfarë gjendje i kishte pa nipat e vet i mbushen sytë me lot, dajës Bajram Koces i cili në atë kohë punonte mjek në atë spital. Pastaj, i dënojnë me 3 muaj burg Haxhinë, dhe 1 vjet e gjysmë Fadilin dhe i lirojnë në mbrojtje në liri. Nga kjo ditë emri i ka mbet me letra “Skenderaj” nuk mundi ta ndërroj askush dhe ky emër u la me gjak”, shkruan Geci në facebook.

Pas kësaj Geci shkruan se, në shënjë hakmarrje fillon aksioni i parë i UÇK-së me urdhër të Adem Jasharit kundër forcave serbe.

Ky aksion u krye nga Gani Geci, Xhevahir Geci dhe Agim Geci.

Shkrimi i plotë i Gani Geci:

Skenderaj, është i vetmi qytet që në dokumente figuron me emrin e vetë.

A e dini prej kur dhe si:

Skenderaj thuhet se është quajtur Skenderai prej vitit 1878 .

Emri ia kanë ndërru nga Skenderaj në Serrbicë në kohën e Serbisë së parë në vitin 1928 .

Emrin ia kthejnë prapë në Skenderaj, Mehmet Gradica Miftarë e Halil Bajraktari në vitin 1941 deri në vitin 1945 në vitin 1946  Fadil Hoxha prap ja ndërron emrin në Serrbicë deri 1990.

Pleqtë gjithmonë e quanin Skenderaj.

Ndërsa për emrin Skenderaj në vitin 1992 në gjak u lanë dy vëllezërit e mi Fadil Geci, Haxhi Geci dhe Ismet Qitaku kur forcat policore dhe ushtarake serbe kishin pushtuar të gjithë Kosovën, në Skenderaj ishim të vetmit ne vëllezërit Geci që bënim rezistencë pro-aktive edhe politike edhe ushtarake.

Duke shkuar në Mitrovicë, vëllezërit e mi Fadili dhe Haxhia ndalohen nga policia serbe në fshatin Klinë e Eperme .

E gjithë biseda zhvillohet në gjuhen serbe;

Policia i pyesin: Prej nga jeni? Fadili i përgjigjet:

Ne jemi nga Skenderaj.

Ku gjendet ky Skenderaj, e pyesin policia?

Këtu ku je ti përgjigjet Fadili, këtu nën këmbët tua është Skenderaj!

Këtu është Serrbic ia kthen polici, joo këtu është Skenderaj dhe këtu është Republika e Kosovës ia kthen Fadili dhe polici fillon dhe e godet Fadilin ….

Fadili ia kthen goditjen!

Fillon rrahja mes policëve dhe vëllezërve të mi, përgjaken dy palët edhe vëllezërit e mi edhe policia serbe.

Mbushet edhe toka me gjak të të dy palëve, mbi 10 minuta duke u rrah Fadili e Haxhiu me policë serbë.

Ndalen makinat dhe autobusat që qarkullonim, dalin fshatarët e laxhës Hamzaj, të Klinës së Epërme dhe ata ende duke u rrah me policë serbë deri sa nga Skenderaj mbrrijnë forca të mëdha me pizguvera e autoblinda .

Në asnjë menyrë 4 policë nuk munden t’i arrestojnë, vetëm me njësi speciale i arrestojnë e i lidhin dytë edhe i dergojnë në statcion të policisë, në Skenderaj.

Shkallët e stacionit policor dhe koridori i ktij stacioni mbushen nga dy anët me koridon të policisë i godasin ashtu me duar lidhur me kondaka, shkelma e grushta, pastaj i lidhin për radiatorëve në koridorin e policisë.

Aty, i rrahin me orë të tëra deri sa alivanosen. Trupi dhe fytyra ju nxihet, iu ajet tejmase pas disa orëve rrahje brutale i dërgojnë në burgun e Mitrovicës dhe nga burgu i dërgojnë në spitalin e Mitrovicës edhe sot e kësaj dite kur tregon ngjarjen doktori i Spitalit të Mitrovicës Bajram Koca se në çfarë gjendje i kishte pa nipat e vet i mbushen sytë me lot, dajës Bajram Koces i cili në atë kohë punonte mjek në atë spital.

Pastaj, i dënojnë me 3 muaj burg Haxhinë, dhe 1 vjet e gjysmë Fadilin dhe i lirojnë në mbrojtje në liri.

Nga kjo ditë emri i ka mbet me letra “Skenderaj” nuk mundi ta ndërroj askush dhe ky emër u la me gjak.

Dhe po e themë për herë të parë se aksioni i parë kundër forcave serbe me urdhër të Adem Jasharit u bë nga unë Gani Geci, Xhevahir Geci dhe Agim Geci, pikërisht për t’u hakmarrë për maltretimin ç’njerëzor që ia bënë policia vëllezërve të mi.

Të gjitha lokalet tona i kishim lëshuar pa asnjë cent, për aktivitete politike në komunën e Skenderajt ku ishin të organizur nga mbrojtje deri te ndihmat, LDK  ishte forcë kryesore politike dhe ushtarake.

Ndërsa edhe zyrët e shoqatës “Nëna Terezë” me kryetarin e saj Dr Bajram Gashin ishin aty dhe zyret e partive politike ishte në zyrat tona aty mësonin edhe dy klasë të gjimnazit, dhe të gjitha dokomentet lëshoheshin me emrin Skenderaj.

Emrin Skenderaj ky vend e banë me gjak e me mund andaj duhet e gjithë Kosova ta dinë se Skenderaj është i vetmi emër që figuron në dokumentacionin e NATO-s, të UNMIK-ut dhe të Republikës së Kosovës.

Ndërsa se kush e ka lënë Drenicën në duart e Hashim Thaçit unë e kam shpjeguar qysh nga viti 1999 unë e kam shpjeguar në librin tim “Lufta pa Maska 1991 -1999”  dhe ne çdo intervistë televizive prej vitit 2000 e këndej  por shpresoj se edhe pse nashta pak vonë, por ma mirë vonë se kurrë, tani ketë do ta shpejgojnë edhe Jasharajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat