Deputetja Mimoza Kusari-Lila njëherësh dhe kandidatja për kryetare të Gjakovës, e ftuar në emisionin “8à8”, foli në lidhje me kërcënimet që ajo ka marr, gjatë kohës kur ishte kryetare e Gjakovës.
Kusari-Lila derisa përmendi rastin e plotë kur ishte kërcënuar, ajo tha se ky lloji i shprehjes nga personat e tillë, nuk e ka trembur atë.
“Asnjëherë nuk më ka trembur konkurrimi direkt sepse kur je e bindur për rrugën tënde dhe për atë se çfarë beson dhe nuk është kjo diçka që më është imponuar përkundër të tjerëve që më kanë thënë a je me mend pse po i hyn kësaj pune. “Aleancën” e kam kundërshtar politik në vazhdimësi që prej 2009 deri më sot në 2001, në Gjakovë kam garuar kundër “Aleancës” por që në komponentët që ata i kanë përdorur ndaj tjerëve që unë i kam dëgjuar nga të tjerët, kërcënime të natyrës të tjerëve, eksponentë të partisë por te unë ka ndodhur diçka tjetër. Tek unë në zyrë më ka ardhur një prej këtyre burrave të fortë me muskuj apo siç njiheshin dikur këta “ komandantët”, për me më thënë për një çështje që unë nuk pranoja që të kryhej siç donin ata, sepse unë isha kryetare dhe plasi një debat goxha i nxehur dhe kur e pa që unë nuk po lëshojë pe tha ” veç je grua se t’kishim tregu çka të kishim bo “ dhe thash “po urdhëro lirshëm, shprehu ose dil jashtë’, ka pasur dhe të atillë që më kanë kërcënuar për ndonjë gjë por jo domosdomërisht të partisë por që e kanë ditur që na e kemi këtë forcë por në përgjithësi mendoj se ka kaluar kjo kohë, që nuk është më".
Tutje Kusari-Lila tregoi një rast, për të cilin ajo është shqetësuar shumë.
“Por një rast i tillë më ka penguar gjatë gjithë kohës dhe kjo është gjuha sepse këta burra që ia mbajnë veti si të tillë, ata kanë përdorur gjuhë të vrazhdë, janë shprehur shumë keq ndaj një gruaje, madje këtë lloj të gjuhës kanë përdorur edhe në kuvend siç edhe ju ndoshta i keni dëgjuar dhe kjo tregon në realitet se çka flasin ata me të tjerët”, shtoi ajo.