Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka bërë një analizë të raundit të partë të zgjedhjeve locale.
Ai në një postim në Facebook tha se PDK dhe LDK kanë bërë një kombinim të forcave përballë Vetëvendosjes.
“P.sh, LDK ia la terrenin e hapur PDK-së në Ferizaj dhe Mitrovicë, ndërsa PDK ia ktheu shërbimin në Pejë duke mos vendosur kandidat zëvendësues dhe në Gjilan, pa e përllogaritur befasinë e quajtur Alban Hyseni.
Në Prishtinë qëllimi ishte i përbashkët: të gjithë kundër Arben Vitisë, pa kursyer”, deklaroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Duhesh të jesh i verbër ose të mos marrësh vesh fare nga politika sa mos ta shohësh se PDK dhe LDK në raundin e parë të zgjedhjeve e kanë berë një kombimin të forcave përballë Vetëvendosjes.
Në komunat ku LDK ishte dominante, PDK nuk e sfidonte me kandidatura serioze dhe anasjelltas.
P.sh, LDK ia la terrenin e hapur PDK-së në Ferizaj dhe Mitrovicë, ndërsa PDK ia ktheu shërbimin në Pejë duke mos vendosur kandidat zëvendësues dhe në Gjilan, pa e përllogaritur befasinë e quajtur Alban Hyseni.
Në Prishtinë qëllimi ishte i përbashkët: të gjithë kundër Arben Vitisë, pa kursyer.
Rezultati i dobët i PDK-së në Podujevë krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe rezultati i dobët i LDK-së në Prizren, ngjallin dyshime se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht.
Sidoqoftë, balotazhi do të sjellë më shumë qartësi për rezultatin përfundimtar. Por, një gjë është e ditur: LV edhe në këto zgjedhje mbetet e vetme përballë tjerëve.