Kandidatët për Kuvend Komunal të Podujevës nga të gjitha subjektet politike kanë drejtuar ankesë tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa/KQZ-së.
Kjo ankesë lidhet me mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar rinumërim të plotë të fletëvotimeve nga zgjedhjet e 17 tetorit.
Ata tregojnë që kanë siguruar 60 nënëshkrime të kandidatëve për Kuvend Komunal, përcjell “Bota sot”.
Kjo ankesë do ju dërgohet për nënshkrim edhe kandidatëve për kryetar të Komunës të të gjitha subjekteve politike në Podujevë.
Kumtesa gjithashtu bënë të ditur që ka pasur keqpërdorim të votave duke shtuar që kanë fakte të tjera.
Shkrimi i plotë
Te nderuar...
Ne kandidatët për Kuvend Komunal të Podujevës nga të gjitha subjektet politike, kemi iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve nga të gjithë kandidatët për Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit për të kërkuar rinumërim të plotë të fletëvotimeve.
Deri më tani kemi siguruar mbi 60 nënshkrime të kandidatëve për Kuvend Komunal.
Kjo ankesë do të ju dërgohet për nënshkrim edhe kandidatëve për kryetar të Komunës të të gjitha subjekteve politike në Podujevë.
Qëllimi i kësaj ankese është të ruhet vullneti i qytetarve i shprehur me votë.
Presim që të gjithë kandidater për kryetar të Komunës t'a nënshkruajnë këtë ankesë:
Floretë Zejnullahu
Ekrem Hyseni
Shpejtim Bulliqi
Besnik Tahiri
Xhemajl Hasani
Gazmend Islami.
