Profesori universitar Fadil Maloku, ka reaguar pas paralajmërimit të Listës Serbe se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës.
Maloku shkruan se tash do të kërcënojnë për krijimin e Zajednicës.
Profesori në një postim në facebook, thekson se kishte paralajmëruar me kohë rrezikun që i kanoset Kosovës nga Lista serbe.
Postimi i plotë:
Pas "paralajmërimit", do vjen kërcnimi tjetër për Zajednicën!
Kjo është faza e parë e skenarit për presionin që do ushtrohet ndaj implementimit të Asociacionit... të nënshkruar më 2013 (e për t'u vulosur më 2015).
Atëbotë, pata tërhequr vrejtjen për rrezikun që i kanoset Kosoves nga Lista, "Srpska" (si bartëse, artikuluese dhe ekzekutuese e Projektit në fjalë).
Për këtë denoncim publik, Presidentja e "zarfit" më suspendoj nga anëtari i KQZ-s!
Mua më suspenduan, si thuhet po me faqe të bardhë dhe me ndërgjegje të pastërt!
Tani jamë kurreshtar me pa çfarë do bëni!