AKI-ja si organi kryesor i sigurisë në Kosovë, sipas të dhënave të fundit del të jetë përplotë skandale.
Disa prej skandaleve të AKI-së i kemi mësuar me kohën, mirëpo së fundmi janë publikuar edhe disa të reja.
Në media u publikua skandali i kësaj organizate që bashkë me Prokurorinë kanë përgatitur dëshmitarë të rremë për të dëshmuar dhe akuzuar pastaj “Syrin e Popullit”, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.
Qëllimi thuhet se ishte që Lëvizjen Vetëvendosje t’i shpallnin organizatë terroriste.
Por, ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar edhe një skandal tjetër të AKI-së.
Sipas tij, Gjykata Speciale nga AKI-ja kishte kërkuar informacione për dhjetëra persona, e kjo e fundit nuk u kishte dhënë.
Miftari thotë se AKI-ja madje i kishte paralajmëruar personat në fjale se po kërkohen nga Gjykata Speciale.
“Gjykata Speciale me seli në Hagë 2019-2020 kur i kishte kërkuar informacion AKI se ku gjinden, pra në cilat lokacione dhjetëra përsona të Kosovës, AKI-ja nuk iu kishte jepur përgjigje fare, edhe pse e dinte mirë ndodhjen se në cilat lokacione endeshin dhe banonin këta persona të kërkuar, plus i kishte paralajmëruar personat e kërkuar për kërkesën e Gjykatës Speciale!”, ka shkruar Naim Miftari në facbook, përcjell gazeta “Bota sot”.