Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka përkujtuar xhaxhain e tij, Kolonel Tahir Zemajn nëpërmjet një postimi në Facebook.
Zemaj, ka publikuar një fotografi kolonelit ndërsa ka shkruar se ai është motive i tyre, hero e komandant.
“Ti je motivi jonë! Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë, Hero e Komandant”, shkroi Zemaj në Facebook.
Kolonel Tahir Zemaj, së bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn Hasanin, u vranë më 4 janar të vitit 2003 në qytetin e Pejës në rrethana misterioze.