Rasti i dhunimit të 15 vjeçares në Pejë është aktualizuar pas që Gjykata Themelore e kwtij qyteti ka dënuar me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K .
Gjatë ditës së sotme, u bë e ditur se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar që të rishqyrtojnë lëndën penale të prokurores Lirije Morina.
Pas kësaj kërkese, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndërmarrë “veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde”.
Njoftimi për media
Pejë 26 tetor 2021 - Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin me numër : PP.nr.68/12 për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 2, të KPK-së, Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së tij, për shqyrtimin e këtij rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde. Pas përfundimit të gjitha procedurave dhe gjetjeve nga autoriteti kompetent, do vendoset konform ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.