Një tren ka dalë nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë.
Kështu ka njoftuar Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit.
Beqiri tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.
“Incident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë.Treni i udhëtarëve del nga binarët.Fatmirsisht pa të lënduar”.
Ai theksoi se ky udhëkryq ku ka ndodhur incidenti nuk ka pasur sinjalizim.
“Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikat!!!”.
Nga Policiia e Kosovës ende nuk ka ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/26/auto_248982337_10160083266664759_2110765271960436417_n1635270261.jpg)