​Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e tokave për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë

Aktuale

​Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e tokave për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:28
Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta anuluar shpronësimin e pronave të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq.

Në vitin 2019 Qeveria “Haradinaj” kishte marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e autostradës “Prishtinë-Pejë”.

Për këtë pati edhe kritika nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri Murati pati thënë se fillimisht ishte vlerësuar se shpronësimet në ato zona do të merrnin diku mbi 31 milionë euro, por më vonë kjo shifër është ngritur në 42 milionë euro.

Në mbledhjen e sotme, po ashtu u vendos për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe kompaninë AlDar Properties.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat