​Formohet komisioni për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë

Aktuale

​Formohet komisioni për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:38
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Kjo rrugë nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u cilësua e rëndësishme dhe lidhëse e dy korridoreve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ekzekutivi po ashtu formoi komisionin për përgatitjen e një parallogaritje ose plani ideor për zbatimin e rehabilitimit të zonës tampon të Hanit të Elezit ndërmjet dy objekteve kufitare Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat