Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani.
Lidhur me këtë ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari. Ai ka thënë se sa herë përmendet emri i Dhurata Hoxhës i kujtohet “egërsia e saj” kur pyetej për rastin e Astrit Deharit.
“Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish Ministres, Dhurata Hoxha. Sa herë përmendet ky emër, më kujtohet egërsia e saj dhe nervozizmi kur pyetej për rastin e Astrit Deharit.
Ajo pashpirtësi ndaj nënës Xhemile e cila kërkonte pak ngushëllim, pak përkrahje, nuk falet”, shkroi Pozhari në një postim në Facebook.