Kurti i dërgon letër urimi Kancelarit Federal të Austrisë, Alexander Schallenberg

Aktuale

Kurti i dërgon letër urimi Kancelarit Federal të Austrisë, Alexander Schallenberg

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:25
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Alexander Schallenberg-ut, me rastin e zgjedhjes Kancelar Federal i Austrisë.

Kurti e ka uruar atë për marrjen e detyrës, duke konfirmuar vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, ka thënë ai.

“Duke theksuar se qeveria jonë e re është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti ka theksuar që së bashku me popullatën e re, do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni”, thuhet mes tjerash në komunikatën për shtyp të zyrës së kryeministrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat