Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, kanë telefonuar sot kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcin.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Lladrovci, i cili ka thënë se biseda e sotme ishte ndër më emocionalet në jetën e tij, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Thaçit dhe Selimit u ka thënë se ata po u mungojnë miqve, familjarëve dhe shtetit tonë.
Postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:
Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.
Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e dëgjoj zërin e tyre.
Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.
I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.
Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!