Avokati mbrojtës i gazetarit Halil Berisha, Arianit Koci, ka treguar se si ka shkuar i tërë procesi në dëshminë e gazetarit Berisha, gjatë dy ditëve të dëshmisë në Hagë.
Avokati Koci ka thënë se gazetari Berisha përveç që ka mbrojtur gazetarinë, të vërtetën, drejtësinë e UÇK-në, mbi të gjitha ai ka dëshmuar edhe për krimet që kriminelët serbë i kanë kryer kundër shqiptarëve.
“Çdo gjë ka shkuar mirë. Gazetari Halil Berisha, e ka mbrojtur gazetarinë, e ka mbrojtur të vërtetën, e ka mbrojtur drejtësinë dhe UÇK-në, e mbi të gjitha ka dëshmuar në Hagë, për krimet që kriminelët serbë i kanë kryer kundër shqiptarëve”, ka thënë avokati Arianit Koci.
Kujtojmë se gazetari Halil Berisha, ka përfunduar dëshminë e tij dy ditore në Hagë dhe se ai nuk ka dëshmuar atje kundër luftës, UÇK-së, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë ishte i detyruar të dëshmojë atje si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale.