Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë sot për shtesat pensionale, duke thënë se në kohën e fushatës zgjedhore, qeveria është mobilizuar me të gjithë arsenalin e saj t’i përdorë mjetet e fundit që i kanë mbetur, për ta fituar qoftë edhe një komunë të vetme.
Me anë të një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se kjo ndarje e shtesave një mujore për pensionistët është shembulli tipik se si një qeveri abuzon me pushtetin.
Tutje Halimi ka thënë se kjo është një praktikë e njohur.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Kur buxheti i Republikës së Kosovës vihet në shërbim të një partie politike!
Në kohën e fushatës zgjedhore, qeveria është mobilizuar me të gjithë arsenalin e saj t’i përdorë mjetet e fundit që i kanë mbetur, për ta fituar qoftë edhe një komunë të vetme.
Ndarja e shtesave një mujore për pensionistët është shembulli tipik se si një qeveri abuzon me pushtetin duke e kthyer buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve në shërbim të një partie politike me qëllim të përfitimit elektoral.
Praktikë e njohur! Të gjithë e kemi të freskët kohën kur gjatë fushatave zgjedhore premtoheshin rritje të pagave për arsimtarë, policë e zjarrfikës, kur fshatrave me nga dy mijë banorë u premtoheshin se do të shndërroheshin në komuna.
Partia vije në pushtet nën emrin e “ndryshimit”, por fatkeqësisht mendësia mbetet e njëjtë, vazhdohet me po të njëjtën ritëm duke bërë intervenime një mujore që fyejnë dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve e në këtë rast të një kategorie të tillë siç janë të moshuarit. Pensionistët meritojnë një zgjidhje afatgjate, por në asnjë mënyre të përdoren dhe të manipulohen.