Policia jep detaje për kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti

Aktuale

Policia jep detaje për kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:55
Forca të shtuara të Policisë janë parë te shtëpia e kryeministrit Kurti

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje pas raportimit në media për kërcënimin që i është bërë kryeministrit Albin Kurti.

Policia në një komunikatë për media thekson se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa njofton Njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.

Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit.

Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale.

Lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat