Në Kosovë janë shënuar 16 raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk kemi asnjë rast të vdekjes, ndërsa kemi 16 të shëruar.
Njoftimi i plotë:
28 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.
Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/28/auto_248804393_2124174321073477_726592960735358096_n1635425768.png)