Një delegacion i Inspektoratit Shëndetësor të Shqipërisë është duke qëndruar për një vizite punë në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit midis inspektorateve të dyja vendeve.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë delegacioni nga ISh i Shqipërisë ka zhvilluar një takim pune në Inspektoratin Shëndetësor të Kosovës.
Ku janë trajtuar sfidat e dy inspektorateve dhe përvojat e inspektimeve dhe monitorimit gjatë COVID-19.
Pos kësaj ISH është takuar edhe me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha.